Genc Kelmendi, mjek shqiptar në Shtutgart të Gjermanisë, bëri thirrje që të mos ketë panik nga koronavirusi.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditarit”, ai theksoi se “Covid-19 nuk duhet të dramatizohet”.
“Vdekshmëria nga koronavirusi është shumë e ulët. Rreth 5% sëmuren rëndë dhe vetëm 1% vdesin. Për njerëzit e shëndoshë nuk është katastrofë.
Është një ftohje e zakonshme. Personat mbi 80 vjeç, që kanë sëmundje kronike, janë viktimat. Një person mbi 80 vjeç, që nuk ka probleme shëndetësore, e kalon pa problem”, tha mjeku.
Mjeku tha se rreth 60 – 70% do të infektohen dhe në vitet në vazhdim vdekjet do të vazhdojnë nga koronavirusi, por nuk do të ketë epidemi. Kjo gjë ka ndodhur me gripin, tha ai, që pas Luftës së Dytë Botërore, Europa u imunizua me kalimin e viteve.