Gjatë mbrëmjes së djeshme është konfirmuar edhe rasti i parë me koronavirus në komunën e Podujevës, gjë që bën të merren masa sikurse vendet e prekura paraprakisht nga ky virus në Kosovë, Vitia, Klina e Malisheva.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ishte ai i cili mbrëmë përmes një postimi në Facebook, kishte bërë të ditur se edhe katër raste të reja kanë rezultuar pozitive me këtë virus në Kosovë, e një nga këto raste është shënuar në komunën e Podujevës.
“Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës”, kishte shkruar ai.
Madje, siç njofton IKSHPK, ky i infektuar, i gjinisë mashkullore, 62 vjeçar, i cili kishte ardhur direkt nga Italia nëpërmjet Aerportit
Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka mundur të lëvizë lirshëm në Kosovë për 10 ditë, që nga kur kishte ardhur më 5 mars, e deri në zbulimin se ishte i infektuar me këtë virus.
“Rasti tjetër është nga Komuna e Podujevës, i gjinisë mashkullore, me moshë 62 vjeç i ardhur direkt nga Italia më 05.03.2020 nëpërmjet Aeroportit
Ndërkombëtar “Adem Jashari“”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
E për këtë gjendje të krijuar në Podujevë, ka reaguar edhe nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari, i cili pas konfirmimit të këtij rasti,ka kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë të gjitha udhëzimet për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Rudari njoftoi se Këshilli komunal për menaxhimin dhe zbatimin e masave parandaluese dhe mbrojtëse nga COVID-19 do të mblidhet sot për të analizuar situatën aktuale dhe koordinimin e aktiviteteve të mëtejme, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.
“Konform situatës së krijuar e dhe në komunën tonë janë duke u respektuar rekomandimet për mbylljen e të gjitha objekteve tregtare dhe restoranteve e lokaleve. Inspektorët tanë vazhdimisht janë në teren dhe po përcjellin zbatimin e vendimeve të marra për masat parandaluese të COVID-19”, u shpreh Rudari.
I pyetur nga Metro se kur do të merret vendimi për izolimin e komunës së Podujevës, masë kjo që është marrë nga tre komunat e para të prekura nga koronavirusi, Rudari nuk ka qenë i qasshëm për të dhënë përgjigje.
Ndërkaq, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, janë konfimuar edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19, të shnëuara në Stubëll të Vitisë, të cilët ishin familjarë të ngushtë të pacientit,i cili ishte diagnoztifikuar me koronavirus më datë 3 mars.
“Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një njoftimi në Facebook.
Kujtojmë se nga 13 marsi, numri i të prekurve nga ky virus në Kosovë, ka arritur në 13, ndërkaq gjatë ditës së djeshme është shpallur gjendje emërgjente për shëndetin publ