• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Çfarë mishi hanë qytetarët e Kosovës?

07/02/2020 - 21:36:27
Çfarë mishi hanë qytetarët e Kosovës?

Isuf Statovci është fermer nga fshati Rufc i ri i Lipjanit. Ai ka rreth 40 krerë lopë, dhi dhe dele.
Përpos për prodhimin e produkteve nga qumështi, Isufi rrit bagëti edhe për shitje të mishit.

Por, viteve të fundit, Isufi thotë se fermerëve si ai u ka rënë dukshëm shitja, si pasojë e çmimit të ulët dhe sasisë së madhe të mishit që importohet.

Lexo më shumë

KEK-u me prodhimi  rekord me 3 blloqe paralelisht

KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht

February 3, 2026
15
Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

January 28, 2026
27

“Problemi është te blerësi, sepse blerësi po shikon (të blejë) lirë, do të thotë aty është problemi. Sa të duash i thua [konsumatorit] ‘bio’, se natyral është, i kullosës viçi, do me thëmë në fushë është, siç po e shihni vetë edhe ju. Cilësia e mirë me cilësinë e dobët njëjtë shikohen, do të thotë si cilësia e mirë, si ajo e keqe, i njëjti çmim. Nuk është sikur ky vendor dhe sikur ai i importit, nuk është. Ky është natyral”, thotë Statovci.

Krahas kërkesës që ka në treg, Kosova prodhon sasi të vogël të mishit dhe produkteve të tij. Sasia më e madhe e mishit importohet nga vende të ndryshme të botës.

Në vit, Kosova importon më shumë se 45 milionë ton mish, sasia më e madhe e të cilit është mish gjedhi, lloje të ndryshme të mishit të pulës dhe të derrit.

Mishi i importuar kalon nëpër kontrolle të shumta derisa arrin te konsumatori.

Sasia më e madhe e mishit importohet nga shteti i Brazilit, gjithsej 18 milionë kilogramë mish. Në vend të dytë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej nga Kosova importon rreth 7 milionë e gjysmë kilogramë mish, ndërsa nga Mbretëria e Bashkuar importohen rreth 4.5 milionë kilogramë mish. Nga Polonia importohen më shumë se 3 milionë kilogramë, ndërsa nga Gjermania pak më shumë se 2 milionë kilogramë mish.

Gazmend Brestovci që është inspektor veterinar, thotë se çdo sasi që importohet në Kosovë, në rast se ka dyshime për cilësinë, ai mish apo produkt asgjësohet.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Detyra jonë është kjo, për të qenë një mall më i sigurt dhe për këtë, ne, çdo ngarkesë e kontrollojmë, duke filluar nga dokumentacioni, identiteti dhe kontrollet fizike, së fundi edhe analiza laboratorike, gjithherë që të kemi siguri, malli të jetë i sigurt”, thotë Brestovci.

Përkundër kontrolleve të shumta që bëhen nga institucionet, gjatë vitit në tregun e Kosovës vazhdimisht janë identifikuar produkte dhe mish i prishur.

Pesë vendet kryesore nga të cilat Kosova e importon mishin

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi thotë se vetëm këtë vit janë asgjësuar rreth 120 ton mish i prishur dhe produkte me origjinë shtazore.

“Brenda këtij viti ne kemi afërsisht 120 ton produkte të asgjësuara me origjinë shtazore, ku përfshihet mishi dhe produktet e mishit dhe qumështi dhe produktet e qumështit. Arsyet e asgjësimit janë të ndryshme, kur hasën gjatë kontrolleve zyrtare nga ana e inspektorëve veterinarë, kemi raste kur kemi ankesë nga ana e konsumatorëve apo çfarëdo pale që neve na paraqet ndonjë dyshim të bazuar dhe paraqet fakte.

Ne menjëherë i marrim masat dhe intervenojmë në rast”, tha Thaçi në një bisedë për Radio Evropa e Lirë.
Qytetarët nuk ndihen shumë të sigurt sa u takon produkteve të mishit si dhe frikësohen për cilësinë që ka mishi që shitet nëpër dyqane të ndryshme.

Nafie Salihu nga Prishtina thotë se është tmerruar nga lajmet për sasinë e madhe të mishit që asgjësohet për shkak të prishjes së tij.
“Shumë frikësohemi, shumë. Kurrë nuk blejmë, vetëm prej Kosovës kam dëshirë, sërish ndryshe sado-kudo e njohim vendin tonë. Më shumë këto mishrat e Kosovës i përdorim”, tha Salihu.

Njëjtë si Nafija edhe Nexhmije Krasniqi thotë se ka të vështirë që tu besojë dyqaneve që shesin mish dhe produkte të mishit.
Nexhmija thotë se më së shumti frikësohet që t’i blejë mishrat e importit.

“Aspak nuk ndihem e sigurt, sepse në Kosovë vijnë mishrat nga gjithkah, rrjedhin prej gjithkah”, thotë Krasniqi.
Sektori i prodhimit dhe përpunimit të mishit në Kosovë ka shënuar rritje viteve të fundit por pavarësisht kësaj ky sektor nuk arrin që të përmbushë kërkesën në treg.

Prej vitesh, Ministria e Bujqësisë në Kosovë aplikon skema të subvencionimit për fermerë që merren me rritjen e gjedheve dhe prodhimin e produkteve bujqësore.

Këto skema janë kritikuar nga fermerët vazhdimisht për shkak se siç thonë ata, subvencionet janë të ulëta dhe nuk i’u sigurojnë atyre qëndrueshmëri si dhe rritje të prodhimit. /REL/Telegrafi/

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

KEK-u me prodhimi  rekord me 3 blloqe paralelisht
Ekonomia

KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht

February 3, 2026
15
Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria
Ekonomia

Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

January 28, 2026
27
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
25
Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
Ekonomia

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
30
“Termokos” përuron objektin modern
Ekonomia

“Termokos” përuron objektin modern

October 10, 2025
28
8 ditë para afatit të zakonshëm Termokosi e fillon sezonin e ngrohjes
Ekonomia

8 ditë para afatit të zakonshëm Termokosi e fillon sezonin e ngrohjes

October 7, 2025
21
Next Post
Tri motra kryejnë vetëvrasje dhe lënë një letër ku e akuzojnë  vëllaun

Tri motra kryejnë vetëvrasje dhe lënë një letër ku e akuzojnë vëllaun

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi