Shaip Krasniqi 44 vjeçar mbeti mbrëmë i vrarë pranë një lokali në fshatin Maqitevë të Suharekës, pasi u qëllua me armë zjarri në kokë. Ai u vra nga një bashkëvendas i tij, i cili sipas policisë kishte qenë i dehur në momentin kur shtiu për vrasje.
Burime të Gazetës Online Reporteri, kanë mësuar se vrasësi, është Sylejman Ahmeti, dhe që të dy, ai dhe viktima janë nga i njëjti fshat.
Ndërsa, personi që mbeti i vrarë është Shaip Krasniqi, i cili po jetonte në Zvicër dhe kishte ardhur në Kosovë për pushime.
Sipas të njejtave burime vrasja është kryer në afërsi të një lokali në këtë fshat nga një person i cili ishte duke pirë aty. Viktima kishte hyrë në lokal, dhe në atë moment dorasi i kishte drejtuar armën që e kishte pasur me vete, dhe në atë moment viktima kishte tentuar që të ikë.
Më pas dorasi i ishte vënë pas dhe jashtë lokalit e kishte qëlluar me armë në kokë.
Viktima sipas burime kishte punuar në shtetin zviceran në hekurudhë, ndërsa ka lënë një djalë dhe dy vajza.