Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se sot do të takohet me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Teksa ka arritur në Selinë Qendrore të partisë, Mustafa tha para mediave shkurtimisht se do të ketë takim, mirëpo, shtoi se nuk është caktuar ende ora.
I pari i LDK-së thotë se janë duke bërë përpjekje për marrëveshje. Sipas tij, nuk ka kuptim që të vazhdohen diskutimet ndryshe.
“Po besoj që takim do të ketë, orën ende nuk e kemi caktuar. Po bëjmë përpjekje gjithmonë që të arrijmë marrëveshje, jam i përkushtuar për marrëveshje. Nuk ka kuptim që të vazhdohet ndryshe, po bëjmë përpjekje”, ka thënë Mustafa, raporton Televizioni T7 nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë që kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundim të afatit prej 15 ditësh kur duhet të thirret seanca e për votim të qeverisë së re.
Është folur për takime në mes të dy partive, mirëpo, që ende nuk janë deklaruar se deri ku i kanë përafruar qëndrime.