Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në ambientet e poliklinikës së Patosit, ku si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy të rinj.
Viktimat janë Elis Kapaj 22 vjeç, banues në Kashisht, i cili vdiq në vend e ndërsa Manol Rrapaj 26 vjeç, banues në Kuqa ndërroi jetë në spital, shkruan Tch, transmeton Telegramisot.com
Mësohet se autori i ngjarjes që ndodhi prej një konflikti, është Martin Skëndaj, me profesion gardian burgu. Policia mundi ta ndalonte autorin në fjalë, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.