• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

VV, s’e pranon Presidentin nga LDK’ja

15/12/2019 - 17:28:51
LDK-ja, pas takimit i kërkon VV’së të bëjë kompromise nëse do koalicion

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon një kandidat konnsusal, të denjë dhe që paraqet unitetin e popullit.
Deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci, ka thënë se posa të pajtohen me LDK’në për Qeverinë e re do të kërkojnë edhe kandidatin e denjë për Shef të Shtetit.

“Mund të falsim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit”, ka thënë Nagavci, në një shkrim në Fb.

Lexo më shumë

Irani: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe “Duhet të përgjigjemi”

Irani: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe “Duhet të përgjigjemi”

June 22, 2025
3
Irani e ka filluar faza e katërt të operacionit kundër Izraelit

OKB për sulmet e ShBA-së ndaj Iranit: Përshkallëzim i rrezikshëm

June 22, 2025
22

“Kushtëzimet e barikadimet janë e kundërta e këtyre më sipër, andaj dhe duhet të shmangen”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë se zgjidhja tjetër është shkuarja në zgjedhje të reja.

“Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, ka shkruar ajo.
Express ka shkruar sot se pikërisht pozita e Presidentit ka shkaktuar problemin në ndërtimin e partneritetit të ri ndërmjet dy partive të para, VV’së dhe LDK’së, të cilat gjatë gjithë fushatës zgjedhore zotoheshin se do të bënin marrëveshje posa të përfundonin zgjedhjet.
Deklaronin në secilën paraqitje publike se s’do të bllokohen për pozita qysh ka ndodhur prej pasluftës kur janë ndërtuar koalicionet. Megjithëse, pikërisht pozita e Shefit të Shtetit po i ndanë nga nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e Qeverisë së re nga zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor.

Avdullah Hoti dhe Glauk Konjufca, të shtunën mbrëma, pas takimit të Kurtit me Mustafën, thanë se janë pajtuar për vazhdimin e dialogut. Konfirmuan se dështuan të arrinin një pajtim.

Sot, Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka konfirmoi se sot s’do të ketë takime të reja.
Ndërsa, Lutfi Haziri, Nënkryetar i LDK’së, që paralajmëroi dje “Marrëveshjen e Madhe”, ka thënë se marrëveshja do të ndodhë por ende është procesi i negociatave.

Burime të Express kanë thënë se Isa Mustafa mund ta rihap çështjen e Kryeministrit nëse Albin Kurti vazhdon të mos pranojë që LDK të propozojë Presidentin kur t’i përfundon mandati Hashim Thaçit.

LDK, prej se kanë përfunduar zgjedhjet, e ka bërë të qartë se pozita e Shefit të Qeverisë i takon partisë fituese. Në këtë rast, Vetëvendosjes, e cila ka 29 deputetë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ndërkaq, Isa Mustafa po vazhdon të kërkojë pozitën e Presidentit, Kryeparlamentarit dhe janë pajtuar me VV që të kenë pesë Ministri dhe Zëvendëskryeministrin e Parë.

Megjithëkëtë, Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë pajtuar të ndajnë pozitat qeveritare, megjithëse, lideri i VV’së u tall publikisht, në një intervistë televizive, me idenë e Kryetarit të LDK’së që gjithqysh të merrte Ministrinë e Punëve të Brendshme. LDK, bazuar në raportimet për marrëveshje, do të marrë edhe , Ministrinë e Mbrojtjes, atë të Infrastrukturës, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe sektorin e arsimit.

Albin Kurti është pajtuar të marrë financat, diplomacinë, shëndetësinë, drejtësinë, ambientin dhe bujqësinë.
Kulturën dhe Kthimin ua kanë lënë minoriteteve.

Pavarësisht se po vazhdojnë bisedimet për Qeverinë e re, zyrtarë të dy partive kanë vazhduar të lëshojnë akuza për njëri-tjetrin.
Para disa ditësh, Kurti provokoi Mustafën nga Tirana kur tha se Kryeministrat e mëhershëm kanë vjedhur derisa lideri i LDK’së kërkoi të mos bëhen provokime të tilla pasi minojnë çfarëdo bashkëpunimi ndërpartiak.

Lumir Abdixhiku tha se i kanë kërkuar sqarime Albin Kurtit për këtë deklaratë. Por, nuk ka sqaruar se cila ka qenë përgjigja e pretendentit për Kryeministër të ri.

Sidoqoftë, hija e Vetëvendosjes e kishte ndjekur Isa Mustafën edhe kur ishte ngjitur në krye të Qeverisë. Zyrtarët e Vetëvendosjes përpos se e kishin akuzuar si njeri të Serbisë, i kishin organizuar edhe protesta para shtëpisë.

Gjuha e Isa Mustafës dhe Albin Kurtit kishte degraduar deri në atë masë sa njëri-tjetrin e përshkruanin me emra kafshës.

Nuk dihet pse Albin Kurti dhe zyrtarët tjerë të VV’së janë treguar të matur dhe kurrë nuk e kanë sulmuar Kryeministrin në largim qysh kishin vepruar në raport me Kryetarin e LDK’së.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Irani: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe “Duhet të përgjigjemi”
Bota

Irani: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe “Duhet të përgjigjemi”

June 22, 2025
3
Irani e ka filluar faza e katërt të operacionit kundër Izraelit
Lajme

OKB për sulmet e ShBA-së ndaj Iranit: Përshkallëzim i rrezikshëm

June 22, 2025
22
Çka po ndodhë? NATO vendos dy avionë F-35 në Poloni, pasi  Rusia i ngriti disa në ajër
Bota

NATO reagon pas sulmit të Amerikës mbi Iran

June 22, 2025
139
Anglia i del në krah Trumpit: SHBA e sulmoi Iranin për të zbutur kërcënimin e programit bërthamor
Bota

Anglia i del në krah Trumpit: SHBA e sulmoi Iranin për të zbutur kërcënimin e programit bërthamor

June 22, 2025
4
Trump i drejtohet Iranit: Nëse s’bën paqe tani, sulmet tjera do të jenë shumë më të mëdha
Bota

Trump i drejtohet Iranit: Nëse s’bën paqe tani, sulmet tjera do të jenë shumë më të mëdha

June 22, 2025
58
Irani: Bota nuk duhet të harrojë se Amerika, na tradhtoi në mes të një procesi diplomatik
Lajme

Irani: Bota nuk duhet të harrojë se Amerika, na tradhtoi në mes të një procesi diplomatik

June 22, 2025
230
Next Post
Kurti, shansi i fundit i shqiptarëve për të ndërtuar shtet

Kurti e harron Bashkimin Kombëtar? Shtetit i Kosovës është më prioritet

Më të fundit

  • Irani: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe “Duhet të përgjigjemi”
  • OKB për sulmet e ShBA-së ndaj Iranit: Përshkallëzim i rrezikshëm
  • NATO reagon pas sulmit të Amerikës mbi Iran
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi