• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Avokati i Popullit apo i ‘Baliut’? Pas vajzës, Bali Muharremajt i punësohet edhe dhëndri

26/01/2026 - 16:04:56
Avokati i Popullit apo i ‘Baliut’?  Pas vajzës, Bali Muharremajt i punësohet edhe dhëndri

Pas punësimit të vajzës së tij, edhe dhëndri i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është rehatuar në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Leotrim Gërmizaj, dhëndri i Muharremajt, më 26 nëntor 2025 është njoftuar se ka fituar pozitën e Këshilltarit Juridik në Zyrën Rajonale të Avokatit të Popullit në Prizren, duke grumbulluar 76 pikë në procesin e vlerësimit.

Lexo më shumë

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
60
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
33

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje nga vetë Gërmizaj dhe nga kryetari Bali Muharremaj lidhur me mundësinë e konfliktit të interesit apo ndikimit në procesin e përzgjedhjes, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë, Institucioni i Avokatit të Popullit ka mohuar çdo ndikim në punësimin e dhëndrit të Muharremajt. Në një përgjigje për Insajderin, ky institucion ka deklaruar se të gjitha procedurat e punësimit janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e brendshme.

“Institucioni i Avokatit të Popullit zhvillon procedurat ligjore për pozicionet e zyrtarëve publikë përmes konkurseve publike, të hapura dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e brendshme.

Edhe për këtë pozicion, të gjitha fazat e procesit janë zhvilluar në mënyrë transparente dhe sipas kritereve të përcaktuara në konkurs dhe nuk ka pasur asnjë ndikim jashtë procedurës ligjore.

Pozicionet e reja të punës propozohen nga drejtorët e departamenteve, në përputhje me nevojat institucionale dhe planin e brendshëm të personelit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Pas këtyre propozimeve, Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit, si autoriteti përgjegjës për administratën, i miraton ato dhe vazhdon përmes një konkursi publik, në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe aktet nënligjore përkatëse.

Bazuar në këtë sqarim, ne konsiderojmë se gjetjet që keni dhënë në pyetjet tuaja nuk qëndrojnë, janë hipotetike dhe supozime dhe nuk kërkojnë asnjë koment, ndërsa ne besojmë se përgjigjet janë brenda sqarimit të dhënë”, thuhet në përgjigjen e Instuticionit të Avokatit të Popullit për Insajderin.

Ndryshe, edhe Duresa Muharremaj, vajza e kryetarit të Komunës së Suharekës, është e punësuar në Institucionin e Avokatit të Popullit, në pozitën e Zyrtares Juridike për Pranim dhe Administrim të Ankesave.

Sipas burimeve të Insajderit, këto punësime kanë ngritur dyshime për favorizim dhe konflikt interesi, veçanërisht për faktin se Avokati i Popullit, Naim Qelaj, vjen po ashtu nga Suhareka, qyteti nga i cili vjen edhe kryetari Muharremaj.

Qelaj ka shërbyer më herët si zëvendësministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, ndërsa Bali Muharremaj vazhdon të mbajë pozitën e kryetarit të Komunës së Suharekës nga e njëjta parti politike.

Për më tepër, burime të afërta me procesin pohojnë se Duresa Muharremaj dyshohet se i ka marrë paraprakisht pyetjet për testin me shkrim dhe intervistën, çka hedh edhe më shumë hije dyshimi mbi transparencën dhe rregullsinë e konkursit

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
60
Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
33
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
Lajme

Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës

June 2, 2026
22
Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti
Lajme

Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti

June 1, 2026
38
Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn
Lajme

Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn

May 30, 2026
33
Next Post
Tafilaj: Rugova i ka ikur LDK-së, e LDK-ja, Rugovës e Kosovës

Tafilaj: Rugova i ka ikur LDK-së, e LDK-ja, Rugovës e Kosovës

Më të fundit

  • Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
  • Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
  • Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi