• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

58 të vdekur për shtatë muaj nga 13 mijë aksidente në Kosovë

20/10/2025 - 06:04:47
58 të vdekur për shtatë muaj nga 13 mijë aksidente në Kosovë
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet në komunikacionin rrugor edhe më tej shkaktojnë numër të madh të vdekjeve.Vetëm në shtatëmujorin e parë të këtij viti, policia ka evidentuar 13 mijë aksidente me 58 të vdekur. Për policinë i vazhdueshëm mbetet apeli qe pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes me shpejtësinë, ndërkohë që është vërejtur një rritje në numrin e tiketave të shqiptuara.

Lexo më shumë

Prizren: IPK arreston një polic për dhunë në familje

Prizren: IPK arreston një polic për dhunë në familje

October 20, 2025
6
Xhafer Tahiri i LDK-së bëhet bashkë me VV-në, kundër Ferit Idrizit në Vushtrri

Xhafer Tahiri i LDK-së bëhet bashkë me VV-në, kundër Ferit Idrizit në Vushtrri

October 20, 2025
8

Raportet e policisë janë alarmante. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 27 aksidente trafiku, një me fatalitet, e tjera me shumë të lënduar dhe 37 me dëme materiale.Ekspertë të komunikacionit nënvizojnë se në shkaktimin e aksidenteve ndikojnë mosndërgjegjësimi i drejtuesve të automjetit për ngasje në bazë të kushteve atmosferike dhe rrethanave në trafik.

“Në sezonin vjeshtor, zakonisht i kemi disa elemente të faktorit incident, por edhe sigurisht edhe të faktorit rrugë, edhe që ndikojnë këto elementet e të reshurave atmosferike, ose elementi i sipërfaqes rrugore. Ne duhet me pas një kujdes të shtuar edhe gjatë drejtimit të automjeteve, në këto rrethana, të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e automjeteve, duhet patjetër që ta kenë parasysh, që ta drejtojnë automjetin në bazë të kushteve të krijuara, t’u e pas parasysh edhe kushtet atmosferike, pastaj rruga e lagur, pastaj kemi të bëjmë edhe me dukshmërinë e zvogëluar.

Këto janë tri elemente të cilat edhe shkaktojnë aksidente më të shpeshta”, tha për RTK-në Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.Duke folur për elementet e faktorit njeri, eksperti i komunikacionit vë në pah se shpejtësia deri në 95% të rasteve, na sjell tek aksidentet me fatalitet.

“Në këtë muaj, ose edhe komplet në vjeshtë, kemi parasysh që edhe rritet numri i aksidenteve, por shpresoj që mos të kemi aksidente me fatalitet. Në qoftë se flasim për elementet e faktorit njëri, shpejtësia është ajo që 90 deri në 95 %, të rasteve na sjellin edhe tek aksidentet me fatalitet ose edhe aksidentet me lëndime të rënda trupore brenda kushteve që i përmenda”, ka shtuar Dedaj.Aksidentet në komunikacion vazhdojnë të mbesin një prej sfidave më të mëdha për sigurinë rrugore në Kosovë. Policia edhe më tej u bën thirrje ngasësve që të respektojnë ligjin dhe rregullat e trafikut, për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve./Rtk

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prizren: IPK arreston një polic për dhunë në familje
Lajme

Prizren: IPK arreston një polic për dhunë në familje

October 20, 2025
6
Xhafer Tahiri i LDK-së bëhet bashkë me VV-në, kundër Ferit Idrizit në Vushtrri
Lajme

Xhafer Tahiri i LDK-së bëhet bashkë me VV-në, kundër Ferit Idrizit në Vushtrri

October 20, 2025
8
Ngjarja tragjike në Korçë: Nëna me djalin e saj 14 vjeçar vdesin nga zjarri
Lajme

Ngjarja tragjike në Korçë: Nëna me djalin e saj 14 vjeçar vdesin nga zjarri

October 20, 2025
12
Ia shpëtuan jetën një gruaje, ushtria zvicerane dekoron tre shqiptarë
Lajme

Ia shpëtuan jetën një gruaje, ushtria zvicerane dekoron tre shqiptarë

October 20, 2025
11
Bastisje në Podujevë, policia gjen armë, municion e drogë
Lajme

Kush ishte dhe pse u vra zyrtari i EULEX-it në 2013, nga një grup i serbëve në veri?

October 20, 2025
34
Grenell, tregon se a ishin të ruse apo  ukrainase kokat bërthamore
Lajme

Grenell: Gjykata e Hagës është totalisht e korruptuar, duhet t’i ndërpritet financimi

October 19, 2025
22
Next Post
Xhafer Tahiri i LDK-së bëhet bashkë me VV-në, kundër Ferit Idrizit në Vushtrri

Xhafer Tahiri i LDK-së bëhet bashkë me VV-në, kundër Ferit Idrizit në Vushtrri

Më të fundit

  • Prizren: IPK arreston një polic për dhunë në familje
  • Xhafer Tahiri i LDK-së bëhet bashkë me VV-në, kundër Ferit Idrizit në Vushtrri
  • 58 të vdekur për shtatë muaj nga 13 mijë aksidente në Kosovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi