Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka akuzuar hapur Rusinë për një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një kompanie amerikane që operon në Ukrainë.
Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelenskyy tha se “Rusia ka shënjestruar me qëllim një biznes amerikan që prodhon elektronikë dhe pajisje shtëpiake, duke përjashtuar çdo lidhje ushtarake me objektivin. Rusët e dinin saktësisht se ku i hodhën raketat. Ne besojmë se ky ishte një sulm i qëllimshëm kundër pronës dhe investimeve amerikane në Ukrainë”, deklaroi Zelenskyy.
Ai shtoi se ky veprim përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj interesave të SHBA-së, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa.
Në vijim të deklaratës, presidenti ukrainas u ndal edhe te zhvillimet diplomatike dhe kritikoi tërheqjen e Rusisë nga premtimet e bëra në samitin e Alaskës ndaj presidentit amerikan Donald Trump.
Sulmi që goditi kompaninë amerikane ka nxitur shqetësime të reja për sigurinë e investimeve ndërkombëtare në Ukrainë, si dhe për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit në aspektin diplomatik dhe ekonomik.














