• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Me dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime nuk certifikohet Lista serbe

22/08/2025 - 06:09:59
Sveçlës e Mehajt në Jarinje e Bërnjak ” kallet” LISTA SERBE

Pavarësisht kërkesës së qartë të aleatit kryesorë të Kosovës që është SHBA, Lista Serbe nuk u certifikua.

Me dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime, kjo parti nuk mori mbështetjen nga anëtarët e KQZ-së të enjten.

Lexo më shumë

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2.3k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
120

Ishin anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi, që votuan kundër, ani pse gjatë ditës, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, në një takim me kryeministrin në detyrë shprehu pikërisht shqetësimin për moscertifikim të partive të komunitetit serb.

Ndaj këtij veprimi, ka reaguar deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami.

Ajo e ka cilësuar patriotizëm të rremë qëndrimin dhe deklaratat e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në kundërshtim të certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Hajnitë, dështimet, tenderët njëburimorë, nepotizmi, kapja e institucioneve dhe lidhjet me mafinë energjetike, NUK mund t’i mbuloni me patriotizëm të rremë, as me Serbinë, as me urat që po i ndërtoni dhe as me Listën Serbe. Ju jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, nën vëzhgimin e kamerave, dhe nuk e keni shpallur Listën Serbe organizatë terroriste as pasi ata e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë. Sot po i luani patriotët – hipokrita!” ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ndërsa Eugen Cakolli, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, ka thënë se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar Listën Serbe do të rrëzohet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“KQZ-ja, edhe një herë tjetër, në ndjekje të diskurseve partiake, e ktheu administrimin e zgjedhjeve në teatër politik. Vendimi i sotëm për të mos certifikuar Listën Serbe nuk është gjë tjetër veçse një akt politik, i cili do të rrëzohet nga PZAP-ja…”, tha ai ndër të tjera.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një komunikatë, OSBE-ja ka thënë se po minohet pluralizmi demokratik.

“Përjashtimi i akterëve politikë minon pluralizmin demokratik, dobëson besimin në institucione dhe zvogëlon mundësitë për të gjitha komunitetet që të përfaqësohen në mënyrë të drejtë. Misioni thekson se pjesëmarrja e plotë dhe e vërtetë e të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor është thelbësor për qëndrueshmërinë, integritetin dhe stabilitetin afatgjatë demokratik”, thuhet në komunikatë.

Kurse njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda ka thënë se të gjitha partitë u bashkuan rreth “tallava patriotizmit”.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
Lajme

E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori

January 13, 2026
2.3k
Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
Lajme

Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë

January 12, 2026
120
Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
Bota

Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n

January 12, 2026
31
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Ja sa persona u vranë për 26 vite në Pejë

January 12, 2026
105
Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
Lajme

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
53
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
12
Next Post
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun

Hej mos harroni sot vazhdon 'Cirku' politik në Kuvendin e Kosovës

Më të fundit

  • E publikoj skandalin në Policinë e Pejës, me 186 raste të fshehura, penalizohet drejtori
  • Foto/ Këta janë tre të dyshuarit për plagosjen dhe rrahjen e Jeton Buqukut në Pejë
  • Rutte me fjalë të mëdha për Trumpin: Punë të duhura për NATO-n
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi