Sulmi izraelit ndaj Burgut Evin në kryeqytetin iranian, Teheran ka vrarë 71 persona.
Kështu raporton media iraniane Mizan, e cila tha se të vrarët janë staf administrativ i burgut, ushtarë të rekrutuar, të burgosur, anëtarë të të burgosurve që ishin në vizitë dhe banorë që jetonin pranë burgut.
Forcat ushtarake izraelite sulmuan hyrjen e Burgut Evin të hënën, sipas ministrit izraelit të mbrojtjes dhe mediave shtetërore iraniane, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ministri i jashtëm i Francës dënoi sulmin ndaj burgut, i cili strehonte dy shtetas francezë.
“Sulmi ndaj Burgut Evin në Teheran vuri në rrezik dy nga shtetasit tanë, Cecile Kohler dhe Jacques Paris, pengje për tre vitet e fundit. Është e papranueshme”, tha Jean-Nowl Barrot në një postim në X pas sulmit.
Një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit u shpall të hënën vonë, pas 12 ditësh sulmesh të ndërsjella që nisën kur Izraeli sulmoi Iranin më herët këtë muaj.