Përgjatë ditës së mërkurë, në Kosovë u shqiptuan 2182 gjoba trafiku.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, përgjatë ditës së djeshme u regjistruan 71 aksidente, ku prej tyre 22 me të lënduar e 49 me dëme materiale.
Po ashtu, përgjatë kësaj vazhde kohore u raportua për 30 të arrestuar, 14 të tjerë u dërguan në mbajtje derisa dy persona u dërguan në vuajtje të dënimit.