• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Afera korruptive në ministrinë e Faton Pecit – Pse po e ruan Prokuroria Speciale ministrin e Kurtit?

06/05/2025 - 09:30:30
Faton Peci e kthen në pronësi të shtetit tokën 4 milionëshe që kundërligjshme i ishtë bartur serbit Jovica Deniq

Skandalet e përcjellura në vazhdimësi në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, të udhëhequr nga Faton Peci, kanë hasur në vesh të shurdhër te Prokuroria e Kosovës. Tash e një kohë të gjatë, pas gjetjeve të shumta nga mediat, të këtyre skandaleve në Ministrinë e Pecit, nuk është marrë ende ndonjë lëvizje konkrete nga Prokuroria Speciale.

Më 20 mars 2025, Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, më saktësisht në Zyrën e Prokurimit. Megjithatë, ende asgjë konkrete nuk dihet se çka është gjetur nga ta, edhe pas një sërë dokumentash të marrura gjatë bastisjes.

Lexo më shumë

Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët

Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët

May 29, 2025
67
Serbia tregon se kush e “prishi” marrëveshjen me Kosovën për kufijtë

Në rast të luftës Kosova – Serbia, kush do të fitoj?

May 29, 2025
29

Periskopi në vazhdimësi ka raportuar për skandalet që kanë ndodhur gjatë mandatit të Pecit.

Duke filluar me grantet, punësimet, avancimet e jashtëligjshme nëpër pozita të ndryshme, kontrata të jashtligjshme, e së fundmi edhe ndër skandalet më të mëdha që i çuan dëm shtetit miliona euro.

Skandali i fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore

Muajin që lamë pas, Periskopi raportoi për një nga skandalet më të mëdha të ministrit tashmë në detyrë, Faton Peci.

Një kontratë e jashtligjshme, e nënshkruar nga vetë Peci me dyshime për një skemë korruptive, favorizimi dhe interesi.

Asetet milionëshe, pajisjet përcjellëse, kamionët, prona dhe makineria iu dhanë një kompanie ekonomike, e cila ishte e regjistruar 5 ditë pas hapjes së tenderit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Më 18 shtator 2024, AUV-i, shpalli thirrje publike për dhënien nën menaxhim të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Vetëm 5 ditë më pas, më 23 shtator 2024, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve regjistrohet kompania që më vonë do të shpallej fituese e këtij tenderi: LIP KS & IT SH.P.K..

Nga të gjeturat dhe dokumentet që i ka siguruar Periskopi, rezulton se pronarët kryesorë të konsorciumit janë Naser Maloku dhe kompania italiane, LIPITALIA 2000 S.P.A, secili me nga 40% të aksioneve, ndërsa kompania e tretë është ARCHES BAU, me 20% të aksioneve.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka publikuar shpalljen në ueb-faqe për të gjithë operatorët ekonomik më datën më 18 shtator 2024, mirëpo emrin e fitues nuk e ka publikuar. Kjo agjenci nuk i ka përdorur kriteret e njëjta të transparencës edhe me fituesin, duke e mbajtur të fshehur nga opinioni.

Periskopi merr vesh nga burime brenda Ministrisë së Bujqësisë se kontrata është duke u mbajtur fshehur qëllimisht nga mediat dhe publiku, duke lindur dyshime për favorizime të një operatori ekonomik që është regjistruar në ARBK, 5 ditë pasi ka dal shpallja publike.

Në këtë skandal të Pecit, i përfshirë është edhe vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Albin Kurti, më datë 09.01.2025, kishte nxjerrur një vendim që kishte aprovuar dhënien në shfrytëzim të një parcele dhe objektit në Stankovc të Komunës së Gllogocit.

Sipas këtij vendimi të siguruar nga Periskopi, dhënia e kësaj parcele dhe objekti është në interes publik për trajtimin e nënprodukteve shtazore, për nevojat e MBPZHR’së, konkretisht AUV-it.

Vetëm një ditë më vonë, pra më 10.01.2025 – u nënshkruar kontrata mes MBPZHR-së dhe kompanisë fituese.

Për kontratën e njëjtë, edhe gazetari Lirim Mehmetaj ka gjetur dallavere të tjera.

Mehmetaj bën me dije se “kontrata ilegale e Faton Pecit me kompaninë private i shkaktuan dëm mbi 60 milionë euro shtetit”.

Skandali i ilaçit kundër rriqnave – afër 1 milion euro shkuan dëm

Periskopi javën e kaluar raportoi edhe për një tjetër skandal të madh në AUV.

Kjo Agjenci, e cila është në kuadër të Ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci, bëri një huqje të madhe me ilaçin që bleu. Në vend të ilaçit kundër rriqnave, AUV bleu ilaç kundër morrave.

Një kontratë që peshonte në vlerë 886 mijë e 250 euro e lidhur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) më 18 korrik 2024 me disa operatorëve ekonomik, e destinuar për repelimin e kafshëve dhe dezinsektimin e fermave nga sëmundja Ethet Hemoragjike Krime-Kongo, po del të jetë mashtrim.

Grupi i Operatorëve Ekonomik në vend se ta kryente punën me preparatin e duhur për t’i dezinsektuar fermat kundër rriqrave, ka përdorur preparat kundër morrave.

Historia e një dallaveri strategjik, si e kontrabandoi Qeveria Kurti si investitor strategjik Kosmonte Foods’in
Vitin që lam pasë – pas një hulumtimi të detajuar nga Periskopi, duke siguruar dokumente që datojnë nga viti 2010 – gjeti keqpërdorime të shumta të këtij investitori të vetëm strategjik në Kosovë.

E gjitha filloi, qysh nga aplikimi i kësaj kompanie në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (agjenci në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural).

Lexo artikullin e plotë të detajuar:

HULUMTIM|| Historia e një dallaveri strategjik, si e kontrabandoi Qeveria Kurti si investitor strategjik Kosmonte Foods’in

Peci ishte treguar dorëshlirë me kolegë/bashkëpartiakë në dhënien e granteve.

Edhe në dhënien e granteve, dyshimet për një skemë korruptive, çuan në përfituesit e njerëzve të afërt të Pecit.

Duke filluar nga kolegia e tij, Fitore Pacolli, të cilës ia shpërbleu vëllain dhe dajën , e deri tek këshilltari i tij, Naim Huruglica, Peci dha grante 100 mijë euroshe me bollëk.

Periskopi në bazë të e-mail(it) që kishte siguruar, kishte gjetur edhe mënyrën se si zv.Drejtori Arban Hoxha, obligon të gjitha grupet tjera vlerësuese të aplikacioneve, t’ia dorëzojnë dosjet me letrën e informimit për miratimin e granteve, grupit të themeluar nga ai.

Në këtë e-mail thuhet ndër të tjera; Në Letër-informimi për miratimin e projektit, Grupi vlerësues do t’u bjerë me laps kimik investimeve të cilat refuzohen. Investimi e refuzuara do të miratohen nga zv.Drejtori i DMPZHR, i cili do të vendosë nënshkrimin e tij anash çdo investimi të refuzuar.

Vetëm pas presionit mediatik, Ministria e Pecit kishte publikuar emrat e përfituesve të granteve, diçka që kishte hezituar më parë t’i bëjë publike.

Krejt në fund, pas gjithë këtyre dyshimeve për skandale [të cilat nuk janë e gjitha], Peci duket se nuk është në ‘zoom-in’ e Prokurorisë – gjë që janë hedhur dyshime se disa nga hetuesë e Prokurorë janë përfitues të subvencioneve nga ministri në detyrë. /Periskopi/Enis Rrustemi/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët
Lajme

Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët

May 29, 2025
67
Serbia tregon se kush e “prishi” marrëveshjen me Kosovën për kufijtë
Lajme

Në rast të luftës Kosova – Serbia, kush do të fitoj?

May 29, 2025
29
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

11 persona, u arrestuan pasi ndihmuan kandidatë për t’u pajisur me patentë shoferë

May 29, 2025
54
Kryetari Sokol Haliti për dallim nga Kurti i mbështet 35 biznese në Viti
Lajme

Kryetari Sokol Haliti për dallim nga Kurti i mbështet 35 biznese në Viti

May 29, 2025
16
Kurti s’ndryshon qëndrim për Ujmanin – SHBA: Palët t’i përmbahen marrëveshjes së 4 shtatorit
Lajme

Dështon për të 23-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

May 29, 2025
10
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 23-të për konstituimin e Kuvendit

May 29, 2025
6
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Eskluzive: Arrestohet spijuni shqiptar në Kosovë - Emri

Më të fundit

  • Ekskluzive: Nahit Hasani nga PDK në negociata me VV-në për qeverie të përbashkët
  • Në rast të luftës Kosova – Serbia, kush do të fitoj?
  • 11 persona, u arrestuan pasi ndihmuan kandidatë për t’u pajisur me patentë shoferë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi