• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

CIA i fton zyrtarët kinezë të bashkëpunojnë

02/05/2025 - 11:49:02
CIA i fton zyrtarët kinezë të bashkëpunojnë

Amerikanët kanë ndërmarrë një nga fushatat më të guximshme dhe të drejtpërdrejta kundër Kinës në dekadat e fundit. Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka publikuar video në rrjetet sociale në gjuhën kineze, me qëllim rekrutimin e zyrtarëve të zhgënjyer nga Partia Komuniste Kineze (PKK), duke i ftuar ata të bashkëpunojnë me ShBA-në dhe të ndajnë informacione sekrete.

Dy video të publikuara të enjten, shfaqin skenarë të sajuar ku zyrtarë të lartë kinezë vendosin të kontaktojnë CIA-n, të ndikuar nga zhgënjimi dhe frika për sigurinë e familjeve të tyre. Në një prej videove, një person që paraqitet si funksionar i lartë i PKK-së, flet për pasigurinë dhe trysninë me të cilën përballet, duke ndjerë se pushteti që ka nuk mjafton për të mbrojtur më të dashurit e tij në një ambient ku “zyrtarët pastrohen si këpucë të vjetra”.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Vdes foshnja një vjeçare në Spitalin e Pejës

November 7, 2025
0
Konjufca nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

A i ka votat për Qeverinë Konjufca?

November 6, 2025
2

“Ky njeri, që ka punuar gjithë jetën për të arritur majat, e kupton se asnjë pozitë nuk i garanton siguri në këto kohë të trazuara. Ai dëshiron të marrë kontrollin e fatit të tij dhe të mbrojë familjen dhe arritjet e jetës”, thuhet në përshkrimin në gjuhën kineze të njërës prej videove të publikuara në YouTube.

Video-materialet, të shpërndara gjithashtu në Facebook, Telegram, Instagram dhe X, përmbajnë udhëzime për kontakt të sigurt me CIA-n, përfshirë edhe përdorimin e shfletuesit Tor për qasje në dark web.

“Një nga misionet kryesore të CIA-s është mbledhja e informacioneve për presidentin dhe politikëbërësit tanë”, deklaroi drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, për Fox News. “Një nga mënyrat se si e bëjmë këtë është përmes rekrutimit të burimeve që mund të na ndihmojnë në sigurimin e sekreteve.”

Ambasada kineze në Washington nuk ka komentuar ende lidhur me këtë veprim të CIA-s.

Ndërkohë, Desmond Shum, ish-oligark kinez në fushën e pasurive të paluajtshme, i cili tani jeton në mërgim në Mbretërinë e Bashkuar, e ka cilësuar këtë fushatë si “veprimi më agresiv publik i CIA-s kundër Kinës në historinë e afërt”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vdes foshnja një vjeçare në Spitalin e Pejës

November 7, 2025
0
Konjufca nesër vizitë zyrtare në Shqipëri
Lajme

A i ka votat për Qeverinë Konjufca?

November 6, 2025
2
Kurtin e Osmanin i presin në takim dy senatorët amerikanë
Lajme

Vjosa Osmani “E shiti tradhtinë si vlerë”

November 6, 2025
12
Ja çka thot Ambasada e Kosovës në Shkup për  vdekjen e 25-vjeçares në Tetovë
Lajme

Ja çka thot Ambasada e Kosovës në Shkup për vdekjen e 25-vjeçares në Tetovë

November 6, 2025
29
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

U gjet pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova në Tetovë

November 6, 2025
23
Jarinja, cak për propagandën ruse
Lajme

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

November 5, 2025
18
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Flet ish- polici Muzliaj: Arma ishte lodër, dhe unë u sulmova nga Hakia e Ylberi- LEXO

Më të fundit

  • Vdes foshnja një vjeçare në Spitalin e Pejës
  • A i ka votat për Qeverinë Konjufca?
  • Vjosa Osmani “E shiti tradhtinë si vlerë”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi