Për dike mund të duket e vogël, por për dike mund të jetë një ëndërr e realizuar.
22 vjeçarja, Irem Ayyuce Cinar e cila po lufton me sëmundjen e kancerit e kishte ëndërr t’i takonte futbollistët e Fenerbahçes.
Pas fitores në kupën e Turqisë 3:1 ndaj Tarsus Idman Yurdu, futbollistët e Fenerbahçes, bashkë me Vedat Muriqin vizituan vajzën duke ia plotësuar ëndrrën e saj. Irem kishte gjithashtu ëndërr që të bëhej futbolliste.