• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Misteri i liqenit që brenda natës mbyti 1700 njerëz

06/06/2022 - 14:19:39
Misteri i liqenit që brenda natës mbyti 1700 njerëz

Gjatë natës së 21 gushtit 1986, fshatarët që banonin pranë liqenit afrikan Nyos dëgjuan bubullima të pazakonta …
Për afro 400 vjet, rreth vullkanit Nyos në Kamerun veriperëndimor, përgjatë kufirit me Nigerinë, shumë mite kanë qarkulluar sesi jetojnë shpirtrat e këqij në të.

Ajo që ndodhi dëshmoi se kishte paralajmërime të vërteta në tregime që i mbanin fëmijët larg liqenit – ekzistonte një rrezik i madh nën sipërfaqen e qetë të Nyos, transmeton KosovaPress shkrimin.

Lexo më shumë

Shea: Qeveria e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë

Shea: Qeveria e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë

February 14, 2026
17
Anita Haradinaj, tregon se a gëzon shëndet të plotë Ramushi

Anita Haradinaj, tregon se a gëzon shëndet të plotë Ramushi

February 14, 2026
27

“Nuk mund të flisja, mbeta pa ndjenja. U ndjeva i tmerruar. Kam dëgjuar vajzën time të gërhasë me zë të lartë, dukej jonormale. Ndërsa iu afrova shtratit të saj për ta kontrolluar, unë thjesht u rrëzova. Jam munduar të them diçka, por asnjë zë nuk doli nga unë. Vajza ishte tashmë e vdekur”.

Kjo është historia e Joseph Nkwain, një nga të paktët që mbijetoi nga katastrofa natyrore më e pazakontë në histori.

Pas një gjëmimi të çuditshëm që pasoi, në atë natë fatale verore, liqeni u shndërrua në një shatërvan që hodhi ujë disa qindra metra në ajër. Pastaj një re e madhe u formua mbi liqen – i cili u formua nga tymi që dilte nga liqeni.

Reja u rrit pa ndërprerë derisa arriti një lartësi rreth 100 metra. Ndërkohë, fshatarët e tmerruar dolën nga shtëpitë e tyre për të zbuluar shkakun e zhurmës, raporton Science Alert.
Kush doli jashtë humbi vetëdijen…

Një re e dendur mbuloi tërë luginën plot me vendbanime njerëzish. Njerëzit binin kudo që ishin – në rrugë, oborr, fusha. Ndërsa disa humbën vetëm vetëdijen, të tjerët vdiqën në dhimbje sapo thithnin ajrin për disa minuta. Në dy fshatrat më afër liqenit, vetëm 4 njerëz mbijetuan.
Atë natë fatale, liqeni Nyos papritmas lëshoi një re të madhe të dyoksidit të karbonit (CO2), e cila mbyti 1746 njerëz dhe më shumë se 3500 kafshë në qytete dhe fshatra afër.

Kjo është hera e parë në histori që natyra ka shkaktuar mbytje të një numri kaq të madh njerëzish dhe kafshësh. Deri më 23 gusht, reja ishte zhdukur dhe të mbijetuarit filluan të zgjohen pas ‘një magji të zbehtë’ që zgjati gati 36 orë.
Ajo çfarë dimë dhe nuk dimë

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Shkencëtarët arritën në përfundimin se liqeni Nyos lëshoi një sasi të madhe të dyoksidit të karbonit për rreth 21 orë, dhe meqenëse CO2 është më i rëndë se ajri, ai shpejt u fundos në ultësirat, duke mbuluar gjithçka në një fletë gazi toksik të trashë 50 metra.

“Gazrat vullkanike që burojnë nga toka poshtë liqenit shpërndahen me kalimin e kohës dhe bëhen të përqendruar në ujin më të thellë, dhe temperaturat tropikale formojnë një lloj “kapaku” të ujit të ngrohtë mbi atë të të ftohtit. Është e paqartë se si u thye kjo barrierë, ndërsa shkaktarët mund të jenë të ndryshëm, duke filluar nga tërmetet, rrëshqitjet e dheut, shpërthimet vullkanike, shiu i fortë … “, shpjegon shkencëtari David Bressan.

Në mungesë të një shpjegimi më të mirë shkencor, teoricienët e konspiracionit kanë besuar më shumë pretendimet e disa vendasve se shpërthimi ishte shkaktuar nga testet sekrete të bombave të kryera nga qeveritë izraelite dhe kamerunase.
Për të parandaluar përsëritjen e kësaj ngjarje të tmerrshme, në liqen janë vendosur tuba, të cilët nga fundi i tij nxjerrin CO2 dhe dy instalime shtesë u bënë në vitin 2011, pasi kishte shqetësime se ato të instaluara tashmë nuk tërhiqnin dyoksid karboni të mjaftueshëm nga liqeni më vdekjeprurës në botë.

Sot, liqeni është akoma një rrezik pasi muri i tij natyror po dobësohet vazhdimisht. Vetëm një tërmet mund të shkatërrojë ish-kraterin e vullkanit dhe uji do të përmbyste fshatrat përreth, duke lëshuar sasi të mëdha të gazit vdekjeprurës.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Shea: Qeveria e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë
Lajme

Shea: Qeveria e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë

February 14, 2026
17
Anita Haradinaj, tregon se a gëzon shëndet të plotë Ramushi
Lajme

Anita Haradinaj, tregon se a gëzon shëndet të plotë Ramushi

February 14, 2026
27
Vuçiqit i hin frika në palcë: Aleanca, Kroaci–Shqipëri–Kosovë, kërcënim serioz për Serbinë
Lajme

Vuçiqit i hin frika në palcë: Aleanca, Kroaci–Shqipëri–Kosovë, kërcënim serioz për Serbinë

February 14, 2026
5
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

I huaji kapet në kufi me mbi 16 mijë euro dhe mijëra dinarë

February 14, 2026
12
KEK-u me prodhimi  rekord me 3 blloqe paralelisht
Ekonomia

KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht

February 3, 2026
6
Sot 9-vjetori i vdekjes së veteranit të UÇK-së,Haxhi Sutë Fazliaj
Lajme

Sot 9-vjetori i vdekjes së veteranit të UÇK-së,Haxhi Sutë Fazliaj

January 30, 2026
57
Next Post
Buzhala e Haxhiu përplasen për Albin Kurtin dhe Edi Ramën

Buzhala e Haxhiu përplasen për Albin Kurtin dhe Edi Ramën

Më të fundit

  • Shea: Qeveria e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë
  • Anita Haradinaj, tregon se a gëzon shëndet të plotë Ramushi
  • Vuçiqit i hin frika në palcë: Aleanca, Kroaci–Shqipëri–Kosovë, kërcënim serioz për Serbinë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi