• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

800 serbë kthehen në Kosovë

15/08/2019 - 07:31:20
800 serbë kthehen në Kosovë
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Përmes projektit “RR4”, të cilin e ka financuar BE-ja dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete, në vendbanimet me serbë të komunës së Istogut janë kthyer 800 serbë, ndërsa serbët e Cerkolezit nuk kanë lëvizur fare nga fshati. Serbia ka ndërtuar komore tharëse me kapacitet prej 800 kilogramësh.

Qeveria e Serbisë ka vazhduar të financojë projekte të ndryshme për serbët në pjesë të ndryshme të Kosovës përmes Zyrës Serbe për Kosovën. Një projekt, i cili ka koston prej rreth 60 mijë eurosh, është realizuar në fshatin më të madh serb në komunën e Istogut, Osojan, ndërkohë që në këtë fshat të banuar ekskluzivisht me serbë funksionojnë edhe të gjitha institucionet e shtetit të Serbisë.

Lexo më shumë

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22

Në fakt në Osojan funksionon me të gjitha organet e veta Komuna Serbe e Istogut, ndërsa kryetar paralel është Malisha Gjuriq nga Osojani. Një komorë tharëse, për nevojat e familjeve serbe të kthyera në territorin e komunës së Istogut, është përuruar të mërkurën në Osojan. Projektin e ndërtimit të komores tharëse të kapacitetit prej 800 kilogramësh për 24 orë e ka financuar qeveria e Serbisë nëpërmes Zyrës Serbe për Kosovën në vlerën prej 5.5 milionë dinarësh (rreth 60 mijë euro). Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Zoran Bojoviq, ka deklaruar se ky investim është një prej projekteve që është realizuar në bazë të iniciativës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ka bërë të ditur se mjetet për ndërtimin e komores tharëse janë lejuar në tetorin e vitit të kaluar, shkruan gazeta “Zëri”.

“Ndërtimi i tharëses në Osojan, janë krijuar kushte për familjet e kthyera në komunën e Istogut për prodhimin të produkteve të reja, nga pemët, perimet, bimët mjekësore dhe prodhime të tjera dhe mundësia për plasimin e tyre më të mirë në treg. Komora tharëse ua mundëson banorëve të kësaj ane që të punësohen, mundësitë e objekteve të tilla janë të shumëfishta dhe Zyra për Kosovën do të vazhdojë me financimin e projekteve të tilla. Vitin e kaluar kemi investuar rreth 200 milionë dinarë (rreth 1.8 milion euro) për serra, ndërsa këtë vit përfundojnë projekti të cilat në esencë mundësojnë mbetjen e serbëve në Kosovë”, ka thënë Bojoviq, përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës (TV Most). Ai ka përsëritur se para luftës në këtë pjesë të Kosovës kanë jetuar rreth 8.500 serbë, ndërsa tani në komunën e Istogut jetojnë rreth 800 sish dhe se nuk ekziston asnjë fabrikë private. Ai i ka ftuar serbët e Kosovës t’i formojnë kooperativat bujqësore, sepse siç ka sqaruar ai, “atëherë mundësitë janë më të mëdha, më të mëdha janë edhe mundësitë e Republikës së Serbisë që t’u ndihmojë atyre që janë në kooperativa”.

E ndërkaq kryetari paralel i Istogut, Malisha Gjuriq, u tha medieve serbe se komora tharëse që është ndërtuar në Osojan do të jetë në shërbim të gjithë serbëve të vendosur në 18 vendbanime të kësaj komune. “Plasimi në treg i prodhimeve të të kthyerve është problem dhe mendoj se një objekt i tillë do t’i tejkalojë këto probleme”, tha kryetari paralel i Istogut Malisha Gjuriq.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
9
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
22
AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
Lajme

AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike

June 25, 2026
24
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Bajram Gecaj kërkon dorëheqjen e Lumirit dhe zgjedhjen e liderit të ri në LDK

June 18, 2026
32
Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video
Lajme

Kapiteni i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, shpallet “Nderi i Qytetit”- Video

June 16, 2026
102
Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika
Lajme

Lajm i madh për Sali Berishën nga Amerika

June 15, 2026
75
Next Post
SHBA: Një i armatosur i plagos 6 policë

SHBA: Një i armatosur i plagos 6 policë

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi