Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, po trajtohen 65 pacientë me COVID-19. Prej tyre, 14 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, 45 të tjerë janë në oksigjenoterapi dhe dy janë në respiratorë.
Po ashtu nga virusi korona janë shëruar 6 pacientë në Spitalin e Pejës.
“6 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 65 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raportin e spitalit
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 228 pacientë kanë marrë trajtim emergjentë shëndetësorë.