Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 63 pacientë me COVID-19.
“Sa i përket gjendjes së pacientëve 3 pacientë janë në Resirator dhe 49 në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e këtij spitali.
Nga personeli i Spitalit 5 mjek, 15 Infermierë dhe 5 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.
Kurse, 563 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore gjatë vikendit, nga këta 51 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.