Më 13 prill 1999, në fshatin Kaliçan të Istogut, toka e Kosovës u lag me gjak të pastër. E në vendin e ramjes sot u mblodhën shokë e ish luftetarë të UÇK-së.
Ku në një përballje të drejtëpërdrejtë me ushtrinë pushtuese serbe, me 13 prillë ranë heroikisht tre trima të UÇK-së:
Qazim Hakaj, Sylë Qeta dhe Nexhmedin Hakaj.
look
Ata nuk u tërhoqën. Ata nuk u frikësuan. Ata zgjodhën të bëhen gur themeli i lirisë sonë.
Me armë në dorë e me dashuri për atdheun në zemër, u ngritën mbi vdekjen dhe u bënë përjetësisht pjesë e historisë sonë.
Në çdo brez që vjen, emrat e tyre do të përmenden me nderim, sepse liria që gëzojmë sot mban firmën e gjakut të tyre.
Qazimi, Syla dhe Nexhmedini nuk ranë, ata u ngritën!
U bënë simbol i qëndresës, krenarisë dhe sakrificës shqiptare.
Nderime të përjetshme për ta, dhe për çdo djalë e vajzë që dha jetën për këtë tokë.
Kaliçani nuk harron. Istogu nuk harron. Kosova nuk harron.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!