Nga 584 mostra të testuara në IKSHKP në 24 orët e fundit 162 persona kanë dalë pozitiv me COVID-19.
Virusin për po kaq kohë e kanë mposhtur 220 veta.
Në total numri i rasteve të të infektuarve në Kosovë tash kalon në 12 mijë e 168, me 448 të vdekur dhe tetë mijë e 149 janë shëruar.