Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 521 mostra të testuar në laboratorin e Mikrobiologjisë, kanë rezultuar edhe 205 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë.
Që nga dita e parë më 13 mars kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus, numri i përgjithshëm në vendin tonë ka shkuar në 10 mijë e 795 raste.
Njoftim i IKSHPK-së:
163 TË SHËRUAR DHE 205 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 10.795 raste nga 42.136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2