63 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.
Prej tyre 39 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 11 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu në këtë spital janë shëruar edhe shtatë pacientë.
Nga Spitali i Pejës njoftojnë se nga stafi shëndetësorë, janë pesë mjek, 16 infermierë dhe tre punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.
Sipas njoftimit 11 pacientë me COVID-19, janë në gjendje të rëndë.
Njoftimi i plotë:
6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 4 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 63 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 16 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
190 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,358 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.
Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 103 shërbime Radiologjike dhe prej tyre 76 Ekzaminime të Rëntgenit, 21 EHO dhe 6 CT.