Të paktën dhjetë persona vdiqën të premten nga një zjarr i madh që shpërtheu në një spital për Covid-19 në Mumbai të Indisë, bëri të ditur policia.
“Rreth orës 12 e 30 pas mesnatës, një zjarr shpërtheu në katin e parë të Qendrës “Dream”. Afër saj ishte qendra e kujdesit për Covid, “Sunrise”, ku ndodheshin rreth 76 pacientë”, tha zyrtari policor, Prashant Kadam.
Kryetarja e Mumbait, Kishori Pednekar, tha të premten se pacientët janë evakuuar dhe janë dërguar në një ndërtesë tjetër, ndërsa shkaktari i zjarrit është duke u hetuar, shkruan CNN.
Vetëm të enjten, Mumabi raportoi 5.504 raste të reja me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 380 mijë.
Mumbai është rajoni i tretë më shkallën më të lartë të rasteve aktive me Covid-19 në tërë Indinë, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.