“OBSH është e qartë për këtë çështje dhe nuk e rekomandon këtë lloj pasaporte në këtë kohë,” tha Vujinoviq për Russia 24, raporton TASS.
Në të njëjtën kohë, Vujinoviq nuk përjashton mundësinë që OBSH në një moment të caktuar të bëjë propozimet e tij mbi përmbajtjen e pasaportave.
“Sigurisht, vendet ndjekin kursin e tyre, të gjithë po përpiqen t’u mundësojnë qytetarëve të tyre që të jenë në gjendje të lëvizin sa më shumë që të jetë e mundur. OBSH do të bashkëpunojë me të gjitha vendet për këtë çështje”, shtoi ajo.
Të hënën, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen tha se komisioni do të paraqiste projektin e tij në një certifikatë të vetme vaksinimi në mars.