• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

​Majlinda Kelmendi tregon nëse do të pensionohet në fund të vitit 2021

27/02/2021 - 12:34:58
​Majlinda Kelmendi tregon nëse do të pensionohet në fund të vitit 2021

Edhe pse thotë se nuk ishte ndjerë mirë fizikisht dhe psiqikisht në ditën e garave, Majlinda Kelmendi shprehet se ndihet e lumtur që Kosovës i solli një tjetër medalje të bronztë nga Grand Slami i mbajtur në Tel Aviv të Izraelit.

Në një intervistë për KosovaPress, Kelmendi deklaroi se viti 2021 ka filluar mirë për atë dhe se do të vazhdojë të përgatitet për Olimpiadërn, e cila pritet të mbahet po ashtu gjatë këtij viti.

Lexo më shumë

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
4
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
25

“Realisht e kam filluar mirë vitin 2021, vitin ku do të mbahet Olimpiada. Në Izrael nuk mund të them që jam ndier aq mirë, nuk e di as vet, nuk ka shkuar ashtu siç e kam pritur. Nuk isha mirë atë ditë, as fizikisht as psiqikisht por shyqyrë prej Zotit shkoi mirë dhe mora medalje. Sigurisht se jam e lumtur, secila medalje është e mirëseardhur, secila pikë është e mirëseardhur në këtë cikël të fundit olimpik, në këtë vit të fundit, kështu që në përgjithësi po shkon mirë, po shpresoj shumë që… ato përgatitjet bazike për Olimpiadë do të shkojnë si duhet. Shpresoj që nuk do të kem probleme me lëndime dhe po besoj gjithçka do të jetë si duhet”, tha Kelmendi.

Javë më parë, trajneri i xhudos Driton Kuka, në një intervistë për KosovaPress, kishte deklaruar se viti 2021 mund të jetë i fundit për Majlinda Kelmendin sa i përket pjesëmarrjes në gara dhe një gjë të tillë nuk e mohon as vet ish-kampionia e botës, e cila thotë se kjo do të vendoset pas Lojërave Olimpike, varësisht nga disponimi i saj.

“Jo, do të shohim pas Lojërave Olimpike, ta shohim si po shkon. Sigurisht se pas Lojërave Olimpike do ta kem një pushim ndoshta pak më të gjatë, pushim prej garave po flas, pastaj të shoh se si po ndihem. Në këtë nivelin ku gjendem duhet të jetë motivi shumë i madh, nuk është e lehtë të ushtrosh dhe të vazhdosh të garosh kur i ke të gjithë titujt, kur ke arritur gjithçka çfarë mundet një sportist të arrijë në sport, kështu që të shohim disponimin pas Lojërave Olimpike”, theksoi Majlinda Kelmendi.

Kelmendi tregon se a e sheh veten si trajnere të xhudos, pasi t’i jap fund karrierës së bujshme të saj.

“Sigurisht që po, realisht është diçka çfarë e bëjë me shumë kënaqësi, më pëlqen shumë ta demonstroj, ta tregoj atë çfarë unë e bëjë më së miri, kështu që po mendoj që do të isha një asistente e mirë e Tonit. Nuk mundem të them që një trajnere e mirë, është krejt tjetër të jesh sportist i mirë, e krejt diçka tjetër të jesh trajner i mirë, kështu që po mendoj që do të kisha pasur mundësi me qenë një asistente e mirë për trajner”, tha në fund Kelmendi.

Ndryshe, Majlinda Kelmendi gjatë karrierës së saj i ka dhënë Kosovës tetë medalje të Arta në gara të ndryshme, ndërsa kulmin e kishte arritur në vitin 2013, kur ishte shpallur Kampione e Botës në Rio de Janeiro.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
Ekonomia

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
4
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
25
Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë
Bota

Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë

May 14, 2025
4
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Fushë Kosovë: Arrestohet burri e kërcënoi gruan – i konfiskohet edhe pistoleta

May 14, 2025
3
Presidenti i Këshillit Evropian sot në Prishtinë, n’takimi me Kurtin e Osmanin
Lajme

Presidenti i Këshillit Evropian sot në Prishtinë, n’takimi me Kurtin e Osmanin

May 14, 2025
6
Rama i kërcënon  Kosovën e Bosnjën për idenë e Serbisë
Lajme

Kryeministri britanik e quan historike fitoren e Edi Ramës: Pres të punojmë së bashku

May 14, 2025
7
Next Post
Euronews në rubrikën “Pa koment”: Serbia vaksinon serbët në Kosovë ku vaksina ende s’është shpërndarë

Euronews në rubrikën “Pa koment”: Serbia vaksinon serbët në Kosovë ku vaksina ende s’është shpërndarë

Më të fundit

  • Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
  • Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18
  • Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi