Ish-deputeti dhe ish-zv/kryeministri, president i ‘Elkos Group-Etc’, biznesmeni i njohur kosovar Ramiz Kelmendi sapo ka bërë të ditur se ka firmosur një donacion në vlerë mbi 100 mijë euro, për dhurim të 460 laptopëve të rinj në mbështetje të mësimit online.
Kelmendi ka bërë të ditur se shpërndarja do bëhet përmes komunave, në tërë territorin e Kosovës.
Donacioni vjen si pjesë e donacioneve të pandalshme që kompania ‘Elkos Group-Etc’, ka ndërmarrë tradicionalisht e veçmas gjatë shpalljes së gjendjes pandemike në Kosovë.
Postimi i plotë:
‘Elkos Group – ETC’ i përgjigjet thirrjeve të komunave për mbështetje të nxënësve me nevojën e ndjekjes së mësimeve Online. Ndanë Llap-Top në vlerë mbi 100 mijë euro!
Të dashur miq, sapo firmosa donacionin për ndarjen e 460 Laptopë-ve të rinjë me performancë të mjaftueshme dhe me vlerë financiare mbi 100 mije euro. Shpërndarja do bëhet përmesë Komunave, në tërë territorin e Republikes së Kosovës.
Të nderuar Qytetarë, Grupi ‘Elkos-ETC’, si kompani me renome ndërkombëtare, rajonale dhe vendore u është mirënjohes për kontributin që ju po e bëni drejtpërdrejt duke blerë në objektet tona tregtare dhe me shumicë. Kjo na obligonë që me këto të mira financiare të krijuara, të kontribuojmë tek qytetarët me nevojë, e në veçanti në këtë kohë pandemie e edhe kur është nevoja për gjeneratat pasuese.
Grupi ‘Elkos –ETC’ ka bërë edhe donacione tjera për kohën e pandemisë dhe me këtë rast falënderojë stafin menaxhues punëtorët në industrinë prodhuese, industrinë e shitjes me shumicë dhe pakicë, ata të rrjetit tregtarë dhe industrinë e transportit Ndërkombëtarë dhe Vendorë.”-ka njoftuar Ramiz Kelmendi.