Gazeta Express ka provuar që të marrë një qëndrim sot nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës, lidhur me një rast të dhunës seksuale që u raportua të ketë ndodhur në një shkollë në kryeqytet.
Express ka kontaktuar me asistenten e Drejtoreshës për Arsim në këtë komunë, Anita Xhabirin, por sjellja e saj ka qenë skandaloze.
Ajo e ka quajtur gazetaren që e ka kontaktuar “budallicë” dhe ka bërtitur në telefon, duke thënë që të mos e telefonojë më kurrë.
“A bën më ditë, a e di çfarë dite është sot. Edhe? Çfarë rasti i jashtëzakonshëm prej gazetës po thirr të shtunën? A je normal ti? Kurrë ma mos gabo me thirr në këtë numër. Hiç kurrë. Budallica e thift”, i është drejtuar ajo gazetares dhe e ka ndalur telefonin.