Feim Kelmendi, është emëruar nga Bordi i Telekomit njeriu kryesor për Financa dhe Thesar në në këtë ndërmarrje publike, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai nga sot mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit në këtë kompani publike.
Por kush është Feim Kelmendi që me vota unanime të Bordit të Telekomit u emërua në këtë pozitë.
Në profilin e tij në Facebook, Kelmendi shihet se është një përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje.
Madje ai ka fotografi edhe me zëvendës kryeminsitrin e parë Besnik Bislimi.
Në disa fotografi të tjera në profilin e tij shihen edhe llogoja dhe numri i Lëvizjes Vetëvendosje që kishte mbajtur në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kelmendi të njëjtën pozitë e kishte mbajtur edhe gjatë Qeverisë Kurti 1, por me rrëzimin e qeverisë atë kohë, ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për t`u emëruar sërish në këtë pozitë në Qeverinë Kurti 2.