Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është prezantuar te skuadra italiane, Torino.
“Torino është e lumtur t’iu tregojë se ka nënshkruar përfundimisht me lojtarin Mërgim Vojvoda nga Standard Liege. Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Serie A.
Futbollisti nga Llausha e Skenderajt deri më tani ka luajtur kryesisht në futbollin belg te skuadrat si Excel Mouscron dhe Standard Liege.