Skuadra e Llapit ka prezantuar mbrojtësin ferizajas, Gentrit Halili.
Lajmi është bërë i ditur minuta më parë në faqen zyrtare të skuadrës nga Podujeva, transmeton Klan Kosova.
Halili, me llapjanët ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Njoftimi zyrtar:
KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje trevjeçare me qendërmbrojtësin 18 vjeçar, Gentrit Halili. Ai është reprezentues i Kosovës U19 dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ferizajt.
Gentrit Halili, 18 vjeç i ditëlindjes 14.12.2001, i gjatë 1.84 m është qendërmbrojtës. Halili është bashkuar sot me skuadrën dhe do vijoj të jetë pjesë e klubit në 3 vitet e ardhshme!