Futbollisti Mentor Zhdrella është larguar nga KF Llapi. Lajmin e ka konfirmuar vet klubi përmes faqes së tyre në Facebook.
Pas katër sezoneve, kapiteni i Llapit ka ndarë rrugët me skuadrën të cilën e ndihmoi drejt trofeut të Kupës dhe sigurimit të pjesëmarrjes në garat evropiane, shkruan Gazeta Express.
“Pas një periudhe 4 vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Mentor Zhdrella kanë ndarë rrugët. Si çdo fillim tjetër që e ka fundin edhe në futboll një fillim çdo herë do ta ketë mbarimin. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kupës së Kosovës, sepse ishte vetë kapiteni që kishte premtuar se nuk do largohet nga Llapi pa i sjellur trofe.Ishim krenar si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e barti katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella.
E mbase edhe si kapiten arriti ta ngris trofeun historik të Kupës së Kosovës të fituar më 12 maj.Kontributi i madh i Mentorit për klubin dhe fanellën e klubit të vendlindjes do shkruhet me shkronja të arta. Në historinë e KF Llapit, emri i tij do përmendet gjithmonë” – thuhej në postimin e klubit.
Zhdrella luajti katër sezone me Llapin dhe në dy të fundit ishte kapiten i skuadrës. Ai zhvilloi 100 ndeshje zyrtare me ekipin nga Podujeva duke shënuar 20 gola dhe duke dhuruar 30 asistime