Kosova do të zhvillojë ndeshje miqësore me Suedinë më 12 janar në Doha të Katarit.
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar takimin mes dy kombëtareve.
“Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve më 12 janar do të zhvillojë ndeshje miqësore me Suedinë. Takimi zhvillohet në Doha të Katarit”.
“Detajet në lidhje me këtë ndeshje do të bëhen të ditura nesër (e martë, 10.12.2019) në një konferencë për media që do të mbahet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në orën 11:00”, thuhet në njoftim