Mesfushor ofanziv Jetmir Topalli është bërë me skuadër të re pasi ka nënshkruar me skuadrën turke Yeni Malatyaspor.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit turk, por që nuk kanë bërë të ditur detajet e kontratës.
Kaçanikasi shkëlqeu në futbollin kosovar edicionin e fundit duke shënuar tetë gola dhe dhuruar një asistim sa ishte pjesë e Ballkanit.
Topalli, më parë në Kosovë ka luajtur edhe në fanellën e 2 Korrikut dhe Vushtrrisë, para transferimit të tij te Ballkani në vitin 2018.