Klubi futbollistik Prishtina e ka prezantuar transferin më të ri për edicionin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për futbollistin Behar Maliqi.
Transferimin e 33-vjeçarit e ka bërë të ditur edhe klubi “bardhë e kaltër”, në faqen zyrtare.
“Është kënaqësi e madhe për mua të kthehem në klubin ku jam formuar si lojtar. Falënderoj udhëheqjen e klubit dhe trajnerët për besimin që kanë te unë. Shpresoj që vit të jetë i Prishtinës dhe t’i arrijmë qëllimet që i kemi”.
Mesfushori, së fundi për dy edicione ishte pjesë e Llapit në Podujevë.