Destin Mambouana është prezantuar si përforcim te skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Arbëria.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit nga Lipjani, transmeton Klan Kosova.
29 vjeçari nga Franca luan si qendërmbrojtës. Më parë është aktivizuar në kampionatet e Maltës dhe Norvegjisë.