Sot është ditë e Ejte por 21 vite më parë ka qenë ditë e premte e shtatë majit të vitit 1999,…..
Edhe sot si atë ditë si për inati është mot i ftohët dhe me shi i fundjavës së parë të majit ku në fshatin Ozdrim të Pejës, ndodhi ajo që ia prishi qetësinë dhe harmoninë e fshatit me histori të lavdishme.
Ishte diku ora 7:30 e mëngjesit ku forca të mëdha paramilitarë serbomalazeze të ndihmuara edhe nga pjesëtarë romë ishin futur në fshat!
Çdo rrugë , çdo qoshe ishte mbushur me paramilitarë, tanke pizgauerë,……..nga të gjitha anët ishim të rrethuar, ” edhe neve po na vinte radha”!
Ata kishin ardhur me të vetmin qëllime, të na vrisnin, të na digjnin dhe në fund ata që shpëtuan të gjallë t’i dëbonin nën trysninë armëve dhe të dhunës!
Paralajmërimi për më të keqen na u bë një natë më parë ku tërë natën kishte të shtëna nga të gjitha llojet e armëve duke na ” kursyer ” vetëm nga granatimet dhe bombardimet.
E kujtojë atë natë (6 majin e 1999-es)bisedat që bënim me dajët e babait Isa dhe Zymber Krasniqi dhe babanë tim Sadik Zeqaj gjatë “rojës” që bënim!
Unë dhe daja Zymber, kishim një drejtim kurse daja Isa dhe baba një drejtim tjetër,……
Nga të shtënat e papritura nga të gjitha drejtimet nuk e di as vet sesi u “bëmë bashkë”!
Në ato momente, daja Zymber më thotë: nipash e çka me ba me këto?!
E kishte fjalën për armët që kishim ne më vete një revole 7-she me 20 fishekë një TT me 18 fishekë dhe një AK-47 me dy karikatorë, dhe një automatik gjerman me fishek 30-et te 9-shes!!! Ndërsa mbi kokat tona u këputshin degët sa dora nga plumbat e kalibrit të madhe ( Praga).
Pas 3, orësh të shtënat pushuan edhe ne u qetësuam duke vazhduar bisedën se çka do na pret të nesërmen?!
Për te gjitha u pajtuam përveç njërës, qe e tha daja Zymber, mos me e leshu shtëpinë!
” Me këto armë që i kemi pa e marrë me veti najë çetnik nuk kemi me e lanë me tha daja daja Zymber, i cili ishte edhe mësues i fshatit”, duke e përsëritur edhe një here atë qe e kishte thëne, 2-3 javë më parë kurë fshati ishte bërë gati të largohej por kjo nuk ndodhi.!!!!
” Pa m’ra bumja n’oborr unë ma shpinë nuk e l’shoj”! Kishte thënë daja Zymber.
Daja im, mësuesi i fshatit, sportist,….. nuk ka pas më burrë, më i dashur , më i respektuar dhe më patriot jo vetëm në fshat por edhe rrethin e Podgurit dhe Lugun e Drinit!
Eh, atë që tha daja Zymber të nesërmen u bë realitet!
Unë më nënë,babë dhe motër kishim dy muaj që flinim tek dajët pasi që natën nuk na lejohej nga ushtria që të rrinim në shtëpinë tonë të cilët ishin afër perimetrit te stacionit policorë e ajo zonë ishte shpallur “zonë ushtarake!
Gjatë ditës vinim për t’i ushqyer kafshët dhe ndonjë punë rreth shtëpisë.
Ky ishte fati i ynë me 7 maj, sot 21 vite më parë, u nisëm për në shtëpi si çdo mëngjes por në shtëpinë e dajëve u kthyem veç pas mbarimit të luftës! Ushtria serbe u fute ne fshatë neve na zunë ne shtepi te gjalle, ndërsa lufta nisi teke shpija e dajës.
Ku ashtu siç ishim betuar daja Zymber e kishte mbajtur fjalën, e premtimin. E e kam dëgjuar me veshët e mi në radiolidhje te ushtareve serb, pasi qe ne ishim të zënë rob, lajmin se kemi te vrare dhe të plagosure rënd, i kam parë me sytë e mi sesi autoambulancat( dy llada karvan) ka dalë nga rruga e ” boshnjakëve, që te dërgonte te shtëpia e dajës Zymber ” duke bartur kufomat e ushtareve të vrare e të plagosur qe u shishin te shtrire dhe me uniforma!. Pas shumë maltretimeve ne u lamë të lirë që në këmbë të vazhdonim për Shqipëri, por deshi zoti pas një ore rrugë, vjen djali i axhit dhe na merre me kamion.
Atë ditë përveç vrasjeve paramilitarët serb kishin bërë shkrumb e hi 80% të fshatit. Para syve te mi pashë shtëpinë që digjej.
Atë ditë në lagjen e krasniqëve në fsh. Ozdrim të Pejës, forcat paramilitare serbomalazeze aty këtu edhe ndonjë rom i lanë të vrarë:
Isa (Sadri) Krasniqi me gruan, daden Shehrije
Zymber (Rexhë) Krasniqi me nënën Ruke, gruan Ajshe dhe vajzen Arlinda tetëmbëdhjetë vjeçe!!!
Po atë ditë është vrarë edhe Esat ( Hasan) Morina.
Në lagjen e gashjanëve janë vrarë vëllezërit Muharrem dhe Hasan ( Beçir) Gashi dhe djali i axhës Agron ( Demë) Gashi
Në lagjen e shaljanëve ishte vrarë Ramë (Isuf) Shala me nënën gjithashtu edhe axha Arif (Januz) Shala i cili është vrarë në rrugë të cilit i ishte hequr koka tek lagjja e krasniqëve ,…..
Janë arrestuar dhe burgosur mbi 50 burra të fshatit dhe janë dërguar në burgje të Serbisë,…..
Sot pas 21 vjetëve, plagët janë ende të hapura për ne,…..
Daja, mësuesi Zymber me nënën, gruan dhe vajzën Lindën 18 vjeçe ende nuk e kanë një varrë, ende nuk janë gjetur mbetjet e tyre!!!
Të tjerëve ua kemi gjetur veç disa pjesë të mbetur nga djegia për të pasur “një varr”!
Ky ishte vetëm një copë nga tregimi mbi tmerrin e shtatë majit të vitit 1999, që e përjetove edhe unë si i ri si shumë te tjerë në Kosovën e martirizuar ndër shekuj!
Por i them vetit që kam qenë me fat që kam dalë nga ai tmerr sepse vetëm koha ( 5 minuta) më ka nda nga më e keqja,…….e gjitha kjo e shkaktuar nga paramilitarët serb dhe të ndihmuar edhe nga disa romë fatkeqësish !
I lehtë dheu i Kosovës të gjithë martirëve, dëshmorëve dhe heronjve,
lehtësim moral dhe shpirtërorë familjarëve të të pagjeturve!
Lavdi,….
Shkruan Florent Zeqaj