• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Zviceranët votojnë sot për t’i dhënë fund lëvizjes së lirë me BE-në

27/09/2020 - 06:33:03
Zviceranët votojnë sot për t’i dhënë fund lëvizjes së lirë me BE-në

Votuesit zviceranë do të vendosin të dielën nëse do ta braktisin marrëveshjen për lëvizje të lirë të njerëzve me vendet e Bashkimit Evropian.

Përkrahësit e këtij ndryshimi thonë se largimi nga marrëveshja do t’ia mundësojë Zvicrës kontrollimin e kufijve të vet dhe përzgjedhjen e atyre imigrantëve për të cilët ka nevojë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo më shumë

Lajm i mirë: Termokos e dhuron një kamionetë për Prishtinën e gjelbërt

Lajm i mirë: Termokos e dhuron një kamionetë për Prishtinën e gjelbërt

May 20, 2025
7
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj mbajti një ligjëratë të fuqishme në Fakultetin Juridik

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj mbajti një ligjëratë të fuqishme në Fakultetin Juridik

May 20, 2025
5

Në anën tjetër, kundërshtarët e kësaj nisme pretendojnë se braktisja e marrëveshjes për lëvizje të lirë do ta fuste ekonominë në recesion dhe do t’ua merrte lirinë qindra mijëra zviceranëve që të jetojnë dhe punojnë në pjesë të ndryshme të Evropës.

Ministrja e Drejtësisë dhe Policisë, Karin Keller-Sutter, thotë se largimi i Zvicrës nga kjo marrëveshje do të krijonte një situatë më të keqe se Brexit-i.

Zvicra shumë kohë më parë ka vendosur të mos i bashkohet BE-së, por ajo dëshiron qasje në zonën evropiane të tregtisë së lirë dhe dëshiron të bashkëpunojë me Brukselin në fusha si transporti, mjedisi, shkenca dhe arsimi.

Çmimi për këtë është zbatimi i shtyllave kryesore të politikave të BE-së përshirë lëvizjen e lirë dhe anëtarësimin në Zonën Schengen.

BE-ja vazhdimisht i ka treguar Zvicrës se largimi i mundshëm nga marrëveshja për lëvizje të lirë do të nënkuptonte edhe tërheqje nga marrëveshjet tjera që sjellin përfitime për shtetin helvetik.

Propozimi për tërheqje të vendit të pasur nga marrëveshja për lëvizje të lirë erdhi nga Partia Popullore, e cila është parti djathtiste. Sipas anëtarit të kësaj partie, Thomas Aeschi, marrëveshjet tregtare nuk janë aq të rëndësishme sa portretizohen në medie.

Megjithatë, Stefan Manser-Egli nga grupi Operation Libero, thotë se largimi nga kjo marrëveshje do të kishte një kosto të qartë, sepse Zvicra varet shumë nga tregtia me Bashkimin Evropian.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Lajm i mirë: Termokos e dhuron një kamionetë për Prishtinën e gjelbërt
Ekonomia

Lajm i mirë: Termokos e dhuron një kamionetë për Prishtinën e gjelbërt

May 20, 2025
7
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj mbajti një ligjëratë të fuqishme në Fakultetin Juridik
Lajme

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj mbajti një ligjëratë të fuqishme në Fakultetin Juridik

May 20, 2025
5
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Tragjedi: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar

May 20, 2025
151
Biden: Vaksinimi, gjëja më patriotike që mund të bëhet
Bota

Çka dihet për shëndetin e Bidenit?

May 20, 2025
8
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Bota

Finlanda ‘godet’ Rusinë, asetet e ngrira ruse i jep për Ukrainën: 90 milionë euro municion

May 20, 2025
33
Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trumpin
Lajme

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trumpin

May 20, 2025
17
Next Post
E rëndë: Dhunohet seksualisht dhe detyrohet të abortojë 14-vjeçarja në Gjilan

E rëndë: Dhunohet seksualisht dhe detyrohet të abortojë 14-vjeçarja në Gjilan

Më të fundit

  • Lajm i mirë: Termokos e dhuron një kamionetë për Prishtinën e gjelbërt
  • Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj mbajti një ligjëratë të fuqishme në Fakultetin Juridik
  • Tragjedi: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi