Një burrë 67 vjeç me prejardhje nga Kosova është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burgim nga Gjykata e Qarkut në St.Gallen të Zvicrës, pasi vitin e kaluar e kishte mbytur gruan e tij me lugë të këpucëve.
Gjykata vendosi që t’i ndjek argumentet e prokurorisë. Kryetari i gjykatës tha se akti ishte shumë brutal, edhe nëse ka ndodhur në një ndikim të afektit, të kuptueshëm dhe të arsyeshëm për raste të tilla.
Kryetari i gjykatës ka thënë se edhe masa e dëbimit të tij nga Zvicra është plotësisht e arsyeshme.
Para ngajrjes tragjike, ai e kishte humbur kontrollin dhe fillimisht e kishte goditur gruan e tij me shuplakë në fytyrë. Pastaj, siç thuhet në aktakuzë, e ka kapur një lugë këpucësh prej metali, të gjatë 56 centimetra dhe e ka goditur viktimën rreth 20 deri 30 herë. Gruaja kishte vdekur nga plagët e rënda që kishte marrë.
Ndonëse ka 46 vjet qëndrimi në Zvicër, kosovari nuk është plotësisht i integruar dhe e flet dobët gjermanishten. Seanca gjyqësore u përkthye në shqip për t’u siguruar që atij t’i transmetohet drejt çdo gjë.
67-vjeçari kishte ardhur në Zvicër si punëtor ndërtimi më 1974, e më vonë e kishte marrë edhe familjen.
Sipas aktakuzës, burri ishte terrorizuar psikologjikisht nga gruaja e tij, ndërsa situata tragjike ishte provokuar nga viktima. Aktakuza thekson gjithashtu se ai nuk kishte qenë kurrë i dhunshëm më parë.
Pas krimit, ai menjëherë e kishte thirrur Policinë, duke mos mohuar asgjë.
Ai kishte ardhur në Zvicër si punëtor ndërtimi më 1974, e më vonë këtu e kishte marrë edhe familjen.
Siç përmendet në aktakuzë, familja e tij prej shtatë anëtarësh ka funksionuar në mënyrë harmonike për një kohë të gjatë. I akuzuari përshkruhet nga fëmijët e tij si person i qetë, me zemër të mirë, i durueshëm dhe mirëkuptues.