Kryetari i task-forcës kundër koronavirusit në Iran, njëherësh zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, ka rezultuar pozitiv në këtë virus.
Iraj Harichi, siç raporton The Independent, është shtruar në karantinë derisa rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë në Iran.
Harichi, fillimisht vërejti simptomat kur gjatë një konference shtypi kishte djersitur shumë, dhe pas rezultateve, ai doli pozitiv.
Në një video që e ka publikuar vet zv/ministri, zotohet se ai do ta mund virusin dhe se shteti, po punon pa ndërprerë për t’ju ndihmuar të prekurve.
Në Iran raportohen 15 persona të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, ndërsa raportohen edhe 95 raste tjera të konfirmuara.