Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, njëherësh anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar ndaj mediave të cilat kanë raportuar për rastin e sulmit të djalit të Tomë Gashit ndaj Frashër Krasniqit.
Sipas Dugollit, disa gazetarë po mundohen me çdo kusht të krijojnë viktimën.
Madje, sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjë krim kaq i madh.
“Piskamat shterruese e dëshpëruese të disa “gazetarëve” për të krijuar me çdo kusht viktimën, përveçse të gërditshme janë edhe ofenduese.
Është e pakuptueshme kur mediumi bie në gracka të tilla për të krijuar më çdo kusht “viktimën plitike” madje duke i kushtuar transmetim direkt nga Stacioni i Policisë…
Krijohet përshtypja se kushedi se ç’farë krimi i madh mund të ketë ndodhur…Gazetari se jo mahi…”, ka shkruar Dugolli.