Zëvendësministri në Ministrinë e Drejtësisë, Blerim Sallahu ka bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të dërgohet në qeveri për miratim koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pas miratimit në Qeveri të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, do të themelohet grupi punues për hartimin e projektligjit i cili do të bazohet kryesisht në koncept dokumentin e tillë.