Për të gjashtën ditë me radhë, asnjë rast i ri i infeksionit me koronavirus nuk është regjistruar në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Drejtorët e qendra mjekësore në veri të Mitrovicës dhe Graçanicë, Zlatan Elek dhe Bratislav Lazic, thonë se imunizimi dhe respektimi i masave të përshkruara është mënyra e vetme për t’u kthyer në jetën normale pas më shumë se një viti e gjysmë.
Elek, thotë për Kosovo Online se nëse kthehemi dy javë mbrapa, do të shohim se jo më shumë se një rast është regjistruar në komunat me shumicë serbe në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.