Një lokal në rrugën “Bill Klinton” në kryeqytet është kapluar nga zjarri në orët e para të së premtes. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit ndërsa sipas policisë nuk ka persona të lënduar.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici ka thënë për IndeksOnline se informatën policia e ka pranuar rreth orës 02 e 30 minuta dhe menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 02:30, është pranuar informata për një incident zjarri në një lokal në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me rastin po merren njësitet e stacionit Qendra në Prishtinë”, ka deklaruar Flora Ahmeti.