Një zjarr i fuqishëm shkatërruar plotësisht një kamp emigrantësh në Bosnjë.
Zjarri shpërtheu në kampin Lipa, afër kufirit me Kroacinë, në të njëjtën ditë që Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) kishte deklaruar mbylljen efektive të objektit, duke thënë se autoritetet boshnjake kishin injoruar thirrjet e saj për ta furnizuar me shërbimet themelore.
Përmes videove shihet flakë e madhe e tym i zi, ndërsa njerëzit që jetonin aty të cilët ishin kryesisht nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika Veriore, largohen me panik.
Pas përhapjes së flakëve një zyrtar tha që zjarri besohej të ishte nisur nga migrantë të pakënaqur për mbylljen e përkohshme të kampit.
Qindra emigrantë, përfshirë fëmijët, tani kanë mbetur pa strehë ndërkohë që temperaturat në Bosnjë pritet të shkojnë deri në -4C.