Zjarrfikësit e Prishtinës për katër muaj kanë kryer 600 intervenime.
Kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online Latif Zeka Komandant i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve.
Zeka më tej ka konfirmuar se asnjë zjarrfikës nuk është prekur me koronavirus, ani pse të gjithë janë në vijën e parë të frontit për shpëtimin e njerëzve.
“Për fat të mirë asnjë prej zjarrfikësve dhe familjarëve të tyre nuk janë prekur nga koronavirusi. Në Kosovë jemi më të pajisur me automjet dhe pajisje personale”.
“Në kohën e pandemisë ka pasur raste zjarre fushore malore, ku ka pasur aksidente në komunikacion, por pa lëndime në njerëz”, shtoi Zeka.
Mes tjerash, Zeka ka thënë se ndikimi i pandemisë ka qenë global, ndërsa intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm.
Sipas tij, zjarrfikësit kanë kërkuar që të punojnë 24 orë shkaku i pandemisë, duke qenë më afër punës dhe familjes, raporton EO.