Zjarri në malin e Shashicës në Shqipëri ka dalë jshtë kontrollit, duke vënë në alarm autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave civile. Zjarri u ripërtërit pas mesditës, duke detyruar ndërhyrje nga ajri me dy avionë, të cilët tentuan të frenonin përhapjen e flakëve. Megjithatë, vatra është riaktivizuar pas largimit të avionëve, duke e bërë situatën mjaft të vështirë dhe të rrezikshme.
Në terren ndodhen forcat e emergjencës civile të Vlorës, të mbështetura nga ministri i Mbrojtjes, Niko Vengu, dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, të cilët po monitorojnë nga afër situatën.
Flakët janë përhapur me shpejtësi edhe në zonën e Kaninës, raporton Abcnews.al.
Ministri Vengu, gjatë inspektimit në terren, ka theksuar se situata mbetet serioze për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta, të cilat po e vështirësojnë ndjeshëm operacionin e shuarjes së flakëve. Ai bëri thirrje për koordinim maksimal mes strukturave të përfshira, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së zonave të banuara.
Autoritetet lokale apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim nga komuniteti lokal.














