Pak minuta më parë në objektin e MBP’së është parë zjarr, ku po dyshohet se po digjen serverët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit. Nuk dihet sakt arsyen, por sipas raportimeve të qytetarëve po digjen serverët.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë ëpr rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth ores 10:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në ndërtesën e Agjensisë së Regjistrimit Civil në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë”. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.