Zona Industriale në Shirokë të Suharekës është përfshirë nga zjarret, shkruan Gazeta Metro.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është shprehur se përhapja e zjarrit është serioze dhe të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në terren.
Ai ka bërë të ditur se ka kërkuar ndihmë nga Prizreni dhe Mamusha.
Ky është publikimi i tij:
Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë.
Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në teren, e poashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha.
Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë.
Bali Muharremaj.